INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ngacmimet e futbollistëve dhe puthjet me vajza, moderatorja shqiptare flet troç: Dal edhe pa mbathje në emision…

Ngacmimet e futbollistëve dhe puthjet me vajza, moderatorja shqiptare flet troç: Dal edhe pa mbathje në emision…

Publikuar më: 09:37 26-05-2020

Moderatorja e njohur e sportit Lei Kraja është shprehur se me futbollistët nuk ka pasur asnjëherë më shumë sesa shoqëri. Por theksoi se ka pasur raste që e kanë ngacmuar, madje nuk ka munguar as flirtimi i saj me ta.

“Unë vetëm me çuna rri. Vetëm me futbollistë për shkak të punës, gazetarët që punoj. Deri tani nuk kam pasur asgjë më shumë se shoqëri me një futbollist. Më kanë ngacmuar futbollistët shqiptarë dhe unë kam flirtuar, mos të gënjej është gjë normale. Futbollistët janë të bukur, të suksesshëm, të mirë por s’kam pasur gjë më shumë. Tipin e kam flirtues, meqë jam gaforre nuk e di çfarë dua. Në Shqipëri meqë merremi me fjalë nuk dua ta bëj publike një lidhje. Besoj shumë tek syri i keq,”- i shpreh ajo.

Moderatorja u shpreh se përveç djemve ka puthur edhe vajza, por kjo ka ndodhur padashje.

“Mund të jemi puthur padashje. Po bëjë një selfia me një shoqe, doja ta puthja në faqe dhe ajo gjithashtu, kur u kthyem u puthëm në buzë. E kemi dhe foto,”- shtoi Lei.

Ajo zbuloi edhe një detaj, duke treguar që del shumë shpesh në emision pa mbathje.

“E bëj shpeshherë ne emision, dal pa mbathje. Një fustan që është ngjitur, nuk i vesh dot mbathje,”– tha moderatorja seksi ne emisionin Why Not.

Ndërsa rrëfeu edhe momentin e sikletshëm kur i janë çarë pantallonat pak para se të dilte në transmetim.

“Rasti i fundit ndodhi kur isha tek stadiumi “Air Albania”. Po bëja si seksi, ngrita këmbën, ishin lëkurë dhe mu çanë komplet këtu, (tregon me dorë mes këmbëve). Ajo goca që po më bënte foton më tregoi dhe më pas e sajova sepse kisha edhe intervista, e lidha,”– tregoi Lei

Article Logic
Execution time: 0.0038199424743652