INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ngacmimet e vajzave në rrugë mund të dënohen me burg, ja rasti...

Ngacmimet e vajzave në rrugë mund të dënohen me burg, ja rasti...

Publikuar më: 13:22 03-11-2016

Tashmë vajzat që ndihen të fyera apo të bezdisura nga ngacmimet që ju bëjnë djemtë në rrugë, mund t’i denoncojnë këta të fundit në polici.

Madje dënimi që mund të japë Gjykata, shkon deri në tre vjet burg pasi tashmë edhe ngacmimet në distancë me fjalë, konsiderohen  ligjërisht si ngacmime seksuale.

Rasti i fundit ishte me këta dy djem Leonard B 25 dhe David B. 23 vjeç, të cilët u dënuan me burg nga Gjykata e Tiranës për shkak se komplimentuan me fjalë të pahijshme në distancë një vajzë në një nga lagjet e kryeqytetit.

Gjatë shqyrtimit gjyqësor rezultoi se, në momentin e ngacmimit,  në atë vend është afruar një patrullë e policisë së shtetit, e cila ishte e planizuar me shërbim në rrugën ku po ndodhte debati dhe menjëherë kanë marrë kontakt me personat që po debatonin duke u kërkuar shpjegime në lidhje me konfliktin që po zhvillohej me zë të lartë. Gjatë shqyrtimit gjyqësor u provua se, nga ana e policisë së shtetit janë shoqëruar në Komisariatin e policisë Nr.1 Tiranë, të gjithë personat e përfshirë në këtë konflikt, përfshirë edhe të pandehurit L. Behari. e D. Bibaj. dhe në vijim, pasi kryerjes së veprimeve procedurale nga ana e policisë gjyqsore, duke qenë se ishin kushtet e parashikuara në ligj, u procedua me arrestimin në flagrancë të të pandehurve në datën 21.05.2016, ora 2220, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ngacmim seksual” në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 108/a/2 i Kodit Penal.

Akuza: Konsumuan veprën, ngacmim seksual

Përfaqësuesja e akuzës pretendoi se, nga analiza e plote e te gjitha akteve, dëshmive dhe fakteve të administruara gjate shqyrtimit gjyqësor, provohet se, të  pandehurit kanë konsumuar tërësisht elementet e veprës penale “Ngacmim seksual” të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni  108/a/2 të Kodit Penal.

Vendimi

Gjykata përfundon, se të pandehurit L. Behari dhe D. Bibaj. me veprimet e tyre tyre shoqërisht të rrezikshme e të kundërligjshme kanë shkelur përcaktimet e dispozitës penale të sipërcituar, ngarkohen me përgjegjësi penale dhe duhet te deklarohen fajtorë per kryerjen e kësaj vepre penale.

Gjykata deklaroi fajtorë, të pandehurit L. Behari Dhe D. Bibaj për kryerjen e veprës penale “Ngacmim seksual”, të parashikuar nga neni 108/a/1 i kodit penal dhe dënimin e tyre me 1 vit e 6 muaj burgim.

Dënimin do ta vuajnë në një nga burgjet e sigurisë së zakonshme.

Article Logic
Execution time: 0.0033938884735107