Dy ditë më parë publikimi i këngës së Ana Lleshit “Deal” i la të gjithë “gojë hapur”, për keq. Ky projekt i parë muzikor i Anës rezultoi një zhgënjim për ndjekësit të cilët kuriozë mezi prisnin ta dëgjonin.
Menjëherë pas lancimit të këngës “shpërthyen” memet në rrjet dhe arriti të marrë mijëra komente negative. Gjithashtu as thumbat dhe ironite nuk munguan për të nga artistë të njohur të muzikës shqiptare dhe nga konkurrentë të “Përputhen”.
Së fundmi ka qenë Dj i njohur, i cili ka ironizuar publikisht Anën e cila gjatë një intervite ka pohuar se ka talent për muzikë.
“Në vend të gjykojmë , do ishte më mirë të fillojmë të kemi më shumë besim në vete! Bravo!” – shkruan Dj Vicky.