Një nga skandalet më të mëdha të vitit që lam pas ishin historitë e ngacmimeve seksuale që përfshinë regjizorë dhe aktorë të famshëm.
Së fundmi më shumë se 300 aktore, shkrimtare dhe regjizore kanë bërë publike nismë-projektin në ndihmë të luftimit të sulmeve seksuale në industrinë e filmit,gjithashtu edhe në vendet e tjera të punës.
Nisma “Koha Mbaroi” u bë e famshme publikisht pasi prestigjozia amerikane “New York Times” i kushtoi një faqe nga hapësira e saj nismës Hollivudiane.
Nismë-projekti hollivudian është përshkruar si: “Një iniciativë për mbrojtjen e të drejtave të grave në punë dhe mbrojtjen e tyre nga ngacmimet seksuale”.
Nisma kishte marrë jetë pas akuzave për abuzim seksual ndaj producentit të filmave, Harvey Weinstein, nga një numër aktoresh të famshme në Hollywood.