Vijon të thellohet edhe më shumë skandali në Delvinë ku një mësues akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një nxënëse 11-vjeçare.
Bëhet fjalë për ish-mësuesin Neshat Tepelena ndaj të cilit dalin në pah të tjera detaje.
Tashmë është babai i shoqes së klasës të së miturës që ra pre e ngacmimit i cili thotë se mësuesi e ka telefonuar dhe i ka kërkuar që vajza e tij të hesht rreth asaj çfarë ka parë në shkollë.
Një ditë më parë, Gjykata e Sarandës e vlerësoi të ligjshëm arrestimin e mësuesit të dyshuar për veprime të turpshme ndaj të miturve dhe e la në masë sigurie 'arrest me burg' deri në fund të hetimeve.
Ai u denoncua publikisht nga një 11 vjeçare, ish-nxënëse e tij në shkollën 9 vjeçare të fshatit të Delvinës, por ai dyshohet edhe për raste të tjera.