INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nganjëherë ndihemi të plogësht dhe pa ide! Nëse ndjekim këto këshilla do dalim lehtë nga kjo ‘kllapi’…

Nganjëherë ndihemi të plogësht dhe pa ide! Nëse ndjekim këto këshilla do dalim lehtë nga kjo ‘kllapi’…

Publikuar më: 13:13 24-08-2019

Herë pas here ndihemi të plogësht dhe pa ide. Po për të dalë nga kjo gjëndje ekspertët sugjerojnë disa rrugëdalje. Ata na tregojnë se si mund të jemi kreativë.
The Enterpreneur shkruan se studim është bazuar në imazhet e rezonancës magnetike dhe i drejtuar nga profersori Adam Green, President i sapo zgjedhur i Shoqërisë së Neuroshkencës së Kreativitetit, së bashku me ekipin e tij. Ata pasi analizuan raste të ndryshme arritën në përfundimin se sa më shumë që ju ta përdorni trurin tuaj për të arritur diçka aq më shumë do të forcohen lidhjet e qelizave me njëra-tjetrën. Por çelësi për të pasur sukses në këtë drejtim është që ju të shkëputeni nga aktivitete, të cilat ju krijojnë lodhje apo ju stresojnë dhe të përqendroheni vetëm në ato të cilat ju bëjnë të ndihemi mirë.

Këshillat:
-Ndryshoni ambientin rrethues, qoftë edhe me ndryshime minimale
Fillojeni ditën me një kafe të ngrohtë. Riorganizojeni tavolinën tuaj të punës dhe mbani mbi të çdo gjë që mund t’ju sjellë kujtime të bukura. Ndryshoni ngjyrat e zyrës suaj, apo vendosni në të objekte më ngjyra të ndryshme të cilat ju bëjnë të ndiheni mirë. Nëse keni mundësi për të punuar nga shtëpia, bëjeni, ndryshoni ambient sa herë t’ju krijohet mundësia.
-Duhet të jeni në një proces të vazhdueshëm të mësuari gjërash të reja
Kur ka qenë hera e fundit që ju keni lexuar diçka që nuk është e fushës suaj? Ky, mund të jetë momenti i duhur për ta bërë një gjë të tillë. Kërkuesit sugjerojnë se idetë e reja vijnë vetëm duke eksploruar në vazhdimësi, duke lexuar mbi histori të ngjashme suksesi apo edhe dështimi, por një gjë është e sigurtë, ju nuk duhet të ndaleni kurrë së mësuari gjëra të reja.
-Kushtojini vëmendje çdo ideje të re
Teksa njerëzit plaken, numri i ideve të reja që mund t’i vijnë atyre ndërmend nuk dotë thotë se do të jenë më të pakta, ata thejsht nuk mund të arrijnë t’i mbajnë ato mend që të gjitha. Prandaj kur një ide e re ju kalon ndërmend, shënojeni diku, kështu ju nuk do ta harroni atë kurrë.

Article Logic
Execution time: 0.0037310123443604