Alban Ramosaj dhe Beatrix Ramosaj mesa duket kanë vendosur të kalojnë së bashku pushimet e tyre në Greqi.
Nëpërmjet Instastories ata kanë shpërndarë momente nga udhëtimi, mirëpo kur kanë arritur në Selanik u ka ndodhur e papritura.
Në disa postime në ‘Instastory’, Albani dhe Beatrixi kanë zbuluar se disa persona kanë thyer xhamin e makinës së tyre dhe kanë marrë të gjitha gjërat me vlerë dhe pasaportat dhe dokumentat e tyre.
“Hera e parë në Greqi dhe na thy.en makinën dhe vod.hën pasaportat tona, dokumentat e makinës dhe disa gjëra të tjera. Kemi lajmëruar poli.cinë dhe askush nuk është shfaqur ende. Çfarë duhet të bëjmë? Është çmenduri.”, ka shkruar Beatrixi ndërsa po ashtu edhe Albani ka reaguar.
“Ok, para se të gjykoni që si mund të hedh një gjë të tillë në Instagram, është hera e parë që ndodh diçka e tillë. Na vod.hën pasaportat e disa dokumenta të tjera. Nuk kemi njeri në këtë qytet dhe policia ka mbi një orë e gjysmë që “është rrugës”. Thua të jetë ngaqë jemi shqiptarë? Thua ta keni bërë se kanë parë targat shqiptare? Apo e bëjnë shpesh këtë gjë këtu? Ç’mikpritje!” , ka përfunduar Albani.