INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ngec ekonomia shqiptare, mbetetet në të njëjtat nivele si pesë vite më parë [VIDEO]

Ngec ekonomia shqiptare, mbetetet në të njëjtat nivele si pesë vite më parë [VIDEO]

Publikuar më: 14:24 15-06-2017

Ekonomia e Shqipërisë duket se ka ngecur në të njëjtat nivele si para 5 viteve pa shënuar as rritje dhe as ulje.

Por teksa ne ruajmë renditjen, shtetet fqinje po shënojë rritje në të ardhura duke lënë në këtë mënyrë pas Shqipërinë.

Për vitin 2016 të ardhurat kanë ruajtur të njëjtin nivel si në vitin 2012, konkretisht 30% i mesatares së BE-s.

Në vendet e Rajonit rritjen më të madhe të mirëqenies e ka shënuar Maqedonia dhe Turqia përkatësisht me nga 4 dhe 11 %.

Prej vitit 2012, procesi i konvergjencës që nënkupton një rritje më të shpejtë të Shqipërisë në raport me shtetet evropiane në mënyrë që t’i afrohemi gradualisht mesatares së BE-së jo vetëm ka ngecur, por është përkeqësuar.

Deri në vitin 2015 ishim të parafundit, ndërsa në 2016-n Bosnja ka dalë përpara nesh.

Përveç këtyre Shqipëria ka dhe pagën minimale më të ulët në Evropë dhe jo vetëm në vlerën absolute por dhe të matur sipas fuqisë blerëse.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035200119018555