Të ftuar dje në emisionin "Shiko kush luan" ishin Dren Abazi dhe Lei Kraja, të cilit flirtuan hapur gjithë kohën. Madje këtë e pranoi para të gjithëve vetë këngëtari. Ata kërcyen bashkë si dhe këngëtari i fliste Leit në vesh madje e puthi në faqe.
“Më thuaj e emrin e vajzës me të cilën ke flirtuar kohët e fundit?”, e pyeti Fifi Drenin dhe ai tha emrin e Leit pa u kursyer.
“Këto kanë gjithë emisionin që flirtojnë me njëri-tjetrin. I kam parë me këto dy sy. Ma merr mendje që në fund të këtij emisioni do krijohet një çift", tha Fifi.
Kujtojmë se e njëjta gjë ndodhi edhe me vajzën seksi Rashel Kolaneci, teksa kërcenin këngën 'Macarena'. Por Luana e ‘skuqi’ në sy të publikut këngëtarin duke i thënë:
“Pse kënga ‘Makarena’ kështu kërcehet?, duke imituar Drenin sikur kishte para Rashelin, por Abazi i kthehet duke thënë se kërcehet si dëshirojnë personat./intv.al/