INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ngërçi me negociatat, Rama shpjegon se përse ndoshta nuk hapen në qershor

Ngërçi me negociatat, Rama shpjegon se përse ndoshta nuk hapen në qershor

Publikuar më: 11:38 05-05-2019

Aktivitetin e tij me veteranët e LANÇ dhe familjarët e dëshmorëve, kryeministri Edi Rama e përdori për të shpalosur argumentet e tij lidhur me Samitin e e Berlinit dhe atë çfarë u vendos për Shqipërinë.

Duke mos përjashtuar mundësinë që çelja e negociatave për Shqipërinë të bëhet brenda këtij viti por jo në qershor siç pritet, Rama akuzoi opozitën se po “dërdëllit lart e poshtë për të çakërdisur dynjanë”, por sipas tij Shqipëria ka nisur një proces që kanë nisur të gjitha vendet pasi kanë hapur negociatat.

Madje kryeministri foli edhe për mundësinë e moshapjes së negociatave në qershor duke e lidhur me faktorin kohë dhe një procedurë ligjore të Bundestagut gjerman. Më tej kreu i ekzekutivit shtoi se një forcë e brendshme përpiqet që të bllokojë hapjen e negociatave.

“Ne vjet morën rekomandimin pa kushte dhe po vjen, Këshilli Evropian vendosi që për arsye të brendshme në disa prej vendeve të BE-së, kjo temë të adresohet qershorin që vjen.Po vjet, Këshilli Evropian vendosi që pavarësisht se negociatat nuk u çelën zyrtarisht, procesi i hulumtimit që nis me çeljen zyrtare të negociatave të fillojë, ka filluar qysh vjeshtën e shkuar. Dërdëllisin lart e poshtë për të çakërdisur dynjanë, Shqipëria ka nisur një proces që kanë nisur të gjitha vendet pasi kanë hapur negociatat.Nga ana tjetër me shumë rëndësi është të kuptohet që Shqipëria do të ishte kokëulur në rast se Komisioni Evropian do të kishte rezerva. Ne do të bëjmë gjithçka të marrim vendimin pozitiv mundësisht në qershor por brenda këtij viti. Pse them brenda këtij viti. Sepse ka një çështje procedurale që lidhet me Parlamentin gjerman” u shpreh Rama.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038039684295654