INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ngërçi në drejtësi, magjistratët padisin Metën, Ramën e Markun për mosemërimin

Ngërçi në drejtësi, magjistratët padisin Metën, Ramën e Markun për mosemërimin

Publikuar më: 11:25 10-11-2018
Magjistratët e diplomuar, të cilët për shkak të ngërçit të krijuar në sistemin e drejtësisë, nuk emërohen prokurorë e gjyqtarë, kanë paditur në Gjykatën Administrative të Apelit Presidentin Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama dhe kryeprokuroren e Përgjithshme, Arta Marku. Presidenti Meta është paditur në postin e drejtuesit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
 
Padia është depozituar më 26 shtator 2018 në Gjykatën Administrative të Apelit aty ku pritet që gjyqtarja Elvana Cicolli të vendosë nëse do pranojë padinë e magjistratëve të cilët duan të bëhen pjesë e sistemit apo do pranojë prapësimet e të paditurve që kërkojnë rrëzimin e saj.
 
Sipas Report Tv, padia lidhet me faktin se prej korrikut ata nuk marrin më pagesë por nga ana tjetër as nuk emërohen edhe pse ka vende bosh.
 
Maxhoranca dhe opozita nuk u dakordësuan në sesionin e kaluar që të bënin ndryshime kalimtare në ligj për emërimin e magjistrave të rinj.
 
Ligji parashikon që kompetencë për emërimin e magjistratëve e kanë Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorë, dy organe të cilat ende nuk janë ngritur, e për pasojë brezi i ri i prokurorëve dhe gjyqtarëve nuk është emëruar ende.
 
Article Logic
Execution time: 0.0033249855041504