Ish-konkurrentja e ‘Përputhen’ publikoi projektin e parë muzikor i cili nuk u prit edhe aq mirë. ‘Deal’, mban titullin kënga e Ana Lleshit e cila u publikua këto ditë në platformën sociale YouTube. Ajo e publikoi projektin muzikor me videoklip derisa protagonist është edhe Atdhe Xheravina.
Komentet ishin nga më të ndryshme, ndërsa thumbat në publik nuk i ka kursyer as konkurrentja e “Për’puthen”, Sindi Loçi dhe as producenti Elgit Doda. Ndërkohë së fundmi, ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Arjon Luli, i ka habitur të gjithë teksa ka përshtatur performancën e Azis, në videoklipin e këngës së famshme, “Saint Trope” me zërin e Anës në projektin e saj të parë muzikor.
Mesa duket, mosmarrëveshjet e së shkuarës nuk janë rregullar akoma mes dyshes dhe me rastin e parë, Arjoni nuk humbi rastin për ta thumbuar publikisht Anën.