INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ngjarja e rëndë/ 23 vjeçari gjendet me fyt të prerë në një kanal të Fierit

Ngjarja e rëndë/ 23 vjeçari gjendet me fyt të prerë në një kanal të Fierit

Publikuar më: 08:26 12-08-2019

Një 23 vjeçar është gjetur në ditën e sotme I pajetë në një kanal tek “Kthesa e Hamiti”, në fshatin Sulaj të Fierit.

Viktima është identifikuar si Florian Selimi, i cili sipas “BalkanWeb” rezulton person me precedent penal për vjedhje. Gjithashtu pranë kanalit është gjetur një makinë e braktisur tip “Renault”, me targa AA641EN, me një gomë të hequr dhe kofano të hapur.

Dyshimet e para janë se i riu është konfliktuar fizikisht me një person tjetër, ndërkohë që ka ndërruar jetë si pasojë e plagës së marrë nga goditja e mjetit të mprehtë. Hapja e kofanos dhe prishja e automjetit merret si arsyeja që viktima ka hapur krahun dhe ku mund t’i jetë zënë pritë në befasi. Policia ka ngritur disa pista për të zbardhur ngjarjen.

NJOFTIMI I POLICISË:

Sot rreth orës 07:00, në vendin e quajtur “Kthesa e Hamilit” është gjetur pa shënja jete shtetasi F.S, 23 vjeç. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 23-vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e plagës së marë nga goditja me një mjet të mprehtë(thikë), dyshohet gjatë një konflikti. Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e kësaj ngjarje. Policia ka shoqëruar disa persona dhe po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit.

renoja5.jpg

 

Viktima Florian Selimi

riu.png

r-1_1.png

Article Logic
Execution time: 0.0036301612854004