Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja që tronditi Tiranën pak minuta më parë, ku mbeti e vrarë një 17 vjeçare dhe u plagos rëndë një 23 vjeçar. Mësohet se kanë qenë dy autorë që kanë qëlluar me breshëri plumbash ndaj dy të rinjve, Briselda Gjinkola e cila mbeti e vdekur dhe 23 vjeçari Erion Bengo, i plagosur rëndë. Dy viktimat ndodheshin në makinë kur pranë tyre janë afruar dy autorët të armatosur të cilët kanë qëlluar me breshëri plumbash dhe janë larguar po në këmbë, ashtu siç janë afruar drej mjetit ku ndodheshin të rinjtë.
Sakaq, nga spitali i Traumës mësohet se i plagosuri rëndë Erion Bengo, ka rënë në gjendje kome.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Laprakës, ndërsa autorët dyshohet se kanë pasur maska kur janë kanë qëlluar. Ndërkohë, “Panorama” raporton se viktima është qëlluar me plumb në kokë, ndërsa djali në shpatull, ndërsa burime thonë se dy të rinjtë kanë qenë në një lidhje dashurie.
Dy të rinjtë kanë qenë brenda mjetit tip Mercedes Benz A Class dhe në automjetet e tjera të parkuara janë evidentuar nga policia shenja plumbash ç' ka shton dyshimet se të shtënat drejt tyre kanë qenë të shumta.