INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ngjarja në Itali, hiqet si i deleguari i FIGC dhe vjedh në dhomat e zhveshjeve

Ngjarja në Itali, hiqet si i deleguari i FIGC dhe vjedh në dhomat e zhveshjeve

Publikuar më: 12:18 23-09-2018

Njëri, që u hoq si i deleguari i Federatës Italiane të Futbollit (FIGC), ka bërë “namin” në dhomat e zhveshjes gjatë një ndeshje të kampionatit amator mes Montesarchio dhe Virtus Liburia (Avellino).

Para ndeshjes, ai u paraqit te dy skuadrat dhe arriti pa shumë probleme të marrë nga stafet përkatëse çelësat e dhomave të zhveshjes. Askush nuk dyshoi, pasi ndodh shpesh që të deleguarit e FIGC të zbarkojnë në kampionatet amatore për të kontrolluar incidentet me tifozerinë.

Pasi pa pjesën e parë pa lëvizur për asnjë moment nga karrigia në zonën pranë fushës së lojës, i “deleguari i FIGC” shkon në dhomat e zhveshjes, ku me çelësat në duar arrin të kontrolljë imtësisht për parà në e sende të tjera me vlerë. Kur ndeshja mbaron skuadrat shkojnë në dhomat e zhveshjes i gjejnë ato përmbys, teksa mungojnë edhe karta krediti nga portofolet e tyre apo edhe dokumente e çelësa makinash.

Article Logic
Execution time: 0.0016610622406006