Një shqiptar që jeton në Aselaide të Australisë, akuzohet se ka vrarë vajzën e tij, pasi ajo kishte dalë natën me shoqet.
Sipas mediave të huaja, dyshohet se 49 vjeçari Petrit Lekaj e ka vrarë vajzën Sabrina Lekajn dhe e ka lënë në sendiljen e pasagjerëve, në makinën e familjes.
Mendohet se ata kanë debatuar me njëri-tjetrin dhe 49 vjeçari ishte i plagosur në stomak.
Shoqet e 20-vjeçares thanë për mediat australiane se Sabrina kishte shprehur shqetësim se do t’i bërtiste babai kur të shkonte në shtëpi, pasi e kishte kaluar natën duke festuar me to.
Mësohet se vajza vazhdonte studimet për mjekësi dhe ishte dhe një pianiste e talentuar.
Ngjarja ka marrë vëmendje shumë të madhe e raportuar në të gjitha mediat e njohura ndërkombëtare.
Makina ku ka ndodhur krimi