INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ngjarja që tronditi vendin! E vrau pasi e refuzoi, 23-vjeçari i kishte kërkuar dorën më parë studentes së ndjerë

Ngjarja që tronditi vendin! E vrau pasi e refuzoi, 23-vjeçari i kishte kërkuar dorën më parë studentes së ndjerë

Publikuar më: 19:17 21-01-2018

Studentja e ndjerë Ariela Murati dhe 23-vjeçari Aldosen Belulaj njiheshin prej disa vitesh. Të dy të rinjtë kishin përfunduar shkollën e mesme së bashku. Ata kanë qenë nxënës të shkollës “Sotir Capo” në fshatin Zarrëz të Patosit.

Sipas familjarëve dhe shokëve të shkollës, Ariela Murati ishte nxënëse ekselente, por edhe Aldosen Belulaj nuk njihej si person problematik.
Pas përfundimit të shkollës së mesme, Ariela erdhi në Tiranë ku vazhdonte studimet në vitin e tretë në Fakultetin e Drejtësë. Ndërsa Aldoseni për disa kohë u largua nga Shqipëria.

Mësohet se djali i kishte shkuar në shtëpi vajzës më parë, dhe kishte kërkuar dorën, por prindërit e saj nuk ishin dakort. Gjithashtu vajza kishte kërkuar që të mos bezdisej më prej tij.
Së fundmi 23-vjeçari ishte kthyer në Tiranë ku pas përfundimit të studimeve kishte nisur punë si infermier.

Sot Aldosen Belulaj kreu veprimin fatal, teksa për herë të fundit e ndaloi Ariela Muratin në rrugë dhe pasi u refuzua sërish, e qëlloi për vdekje. 23-vjeçari qëlloi më pas veten me një plumb në kokë dhe aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Article Logic
Execution time: 0.0042397975921631