Ervis Martinaj, një prej të plagosurve në ngjarjen e ish-Bllokut u transferua në spitalin e burgut dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Transferimi në spitalin e burgut është bërë gjatë natës, edhe pas kundërshtimeve të spitalit privat ku ishte shktruar Martinaj. Forcat e rendit kërkuan transferimin në qeli pas vendimit të gjykatës së krimeve të rënda për ta lënë në fuqi kërkesën e prokurorisë për ta lënë në burg atë dhe të plagosurin tjetër, Eljon Hate i cili ndodhet në gjendje më të rëndë në spitalin e Traumës. Në konfliktin me armë në zonën e Bllokut mbeti i vrarë Fabian Gaxha. Ndërsa sipas mediave të ndryshme ka informacione se se komandoja Marviol Bilo do të dorëzohet.