Selfie-t janë kthyer në një sëmundje për të gjithë të rinjtë, por jo vetëm. Të rinjtë janë ata që janë më shumë të fiksuarit për të bërë të paktën një selfie edhe në vendet më të çuditshme e më të rrezikshmet.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Londër, ku një aktore 22-vjeçare ka humbur jetën. Bethany Beales ka rënë nga kati i 13 i një ndërtese 15 katëshe dhe ka përfunduar në katin e gjashtë. Goditja ka qenë shumë e rëndë dhe 22-vjeçarja ka humbur jetën në vend.
Policia në fillim ka arrestuar dy persona të dyshuar për vrasjen e saj, por më vonë është sqaruar gjithçka pasi u kontrolluan edhe kamerat e sigurisë së ndërtesës. Aktorja kishte rrëshkitur në momentet kur po bënte foton dhe për pasojë humbi jetën në mënyrë tragjike.