Moti i keq që ka përfshirë vendin me temperatura të ulëta dhe erë shumë të fortë ka shënuar viktimat e para. Mbrëmjen e sotme, në fshatin Buzhalë të Pukës dy barinj janë gjetur të pajetë. Edhe pse shkaqet dhe rrethanat e vdekjes së tyre janë ende të paqarta, teksa nga policia nuk jepet ende asnjë informacion, dyshimet e para të çojnë te rrëzimi i tyre në greminë si pasojë e erërave të forta.
Kanë qenë familjarët e tyre ata që kanë njoftuar policinë për ngjarjen e ndodhur.
Kjo e fundit mësohet se është nisur drejt vendit të ngjarjes për të kërkuar trupat e dy të rinjve por moti i keq dhe terreni i vështirë e ka vështirësuar punën e tyre.