Masakër me tre të vrarë në Dibrën e Madhe mes tyre edhe një fëmijë. Mësohet se familja banonte në qendër të qytetit të Dibrës. Persona të pa identifikuar kanë lënë të vrarë shtetasit A.P 50 vjeç, bashkëshorten e tij N.P 49 vjecare dhe vajzën e tyre 13 vjeçare. Dyshimet e para janë se krimi i trefishtë është kryer nga një i afërm i viktimave, por janë hedhur disa pista dyshimi. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po identifikon rastin, trupat e pa jetë të të ndjerëve ndodhen në Spitalin e Dibrës.