INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ngjarje e rëndë në Fier, hajdutët përplasen me policinë, humb jetën një person, një i plagosur

Ngjarje e rëndë në Fier, hajdutët përplasen me policinë, humb jetën një person, një i plagosur

Publikuar më: 07:38 23-03-2018

Një person ka mbetur i vdekur dhe një tjetër u plagos pas shkëmbimit të zjarrit mes tyre dhe policisë.

Ngjarja ka ndodhur në Fier, nderkohë që sipas të dhënave të para policia bën me dije se përplasja erdhi pas ndërhyrjes së uniformave blu, në ndihmë të një familje që kishte dhënë alarmin për grabitje.

Policia bën me dije se “në datën 23.03.2018, rreth orës 03:00, policia lokale u njoftua nga një telefonatë se në lagjen “29 Nëntori” Fier, pranë banesës së shtetasit M.M, disa persona kanë tentuar të hyjnë brenda shtepisë duke thyer drynin e derës”.

Në kohën që ka ndërhyre policia, autorët kanë hapur zjarr ndaj saj. Për pasojë policia ka reaguar po me armë dhe një nga autorët ka mbetur i vdekur dhe tjetri u plagos.

Informacion paraprak:

Në datën 23.03.2018, rreth orës 03:00, policia lokale u njoftua nga një telefonatë se në lagjen “29 Nëntori” Fier, pranë banesës së shtetasit M.M, disa persona kanë tentuar të hyjnë brenda shtëpisë duke thyer drynin e derës.

Pas marrjes së njoftimit mbërritën në vendngjarje shërbimet e policisë, të cilët janë përballur me disa persona të maskuar e të armatosur me pistoleta e automatikë, të cilët kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të punonjësve të policisë.

Në kushtet e reagimit propocional, nga shkëmbimi i zjarrit, njëri nga autorët është plagosur dhe një tjetër ka gjetur vdekjen.

Të dy ata ishin të maskuar e të armatosur me pistoleta, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Autorët e tjerë, që dyshohet se janë edhe dy, duke qëlluar në drejtim të punonjësve të policisë janë larguar duke përfituar nga errësira dhe kushtet e motit, me një mjet ende të paidentifikuar.

Nga rradhët e Policisë së Shtetit nuk ka të lënduar. Menjëherë janë ngritur pika të shumta kontrolli në të gjitha hyrjedaljet e qytetit dhe po vijon puna për kapjen e autorëve të tjerë.

Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar një numër i konsiderueshëm provash materiale.

Nën drejtimin e një grupi të posacëm të Prokurorisë, i cili gjendet në vendngjarje, po vazhdon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.(huazuar nga Panorama.com.al)

Article Logic
Execution time: 0.0035378932952881