Një ngjarje në një familje në Korçë, për pak sa nuk ka përfunduar në tragjedi. Ka qenë babai, që ka sulmuar dhe plagosur me thikë djalin e tij. Ngjarja, sipas të dhënave paraprake, mësohet se ka ndodhur në familjen Sulejmani.
Babai, Ylli Sulejmani, për motive ende të pazbardhura dhe në rrethana të paqarta, ka goditur të birin e tij, Renato Sulejmani, me thikë në qafë. Ndërsa agresori është shoqëruar në komisariat, i biri i tij, Renato Sulejmani, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.