Një aksident i rëndë ka ndodhur në Rrugën e Kombit, ku një vajzë e mitur ka humbur jetën, pranë fshatit Gziq.
Ajo ishte në makinë me babain e saj, kur në një moment, shoferi ka humbur kontrollin e mjetit dhe makina është përplasur me bordurat anësore të autostradës.
Vajza e mitur pësoi dëmtime të rënda ku fillimisht humbi të dy gjymtyrët e këmbës, dhe pas transportimit me urgjencë në Spitalin e Traumës, ndërroi jetë.
Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa policia ka nisur hetimet.