INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ngjarje e rëndë në Shkodër, përmbytet varka me 7 persona, mbyten 2 fëmijë

Ngjarje e rëndë në Shkodër, përmbytet varka me 7 persona, mbyten 2 fëmijë

Publikuar më: 18:01 17-08-2017

Dy fëmijë të moshës 13 dhe 15 vjeç kanë humbuer jetën tragjikisht në Liqenin e Shkodrës pasi varka me të cilën udhëtonin është rrëmbyer nga rrjedha.

Në varkë ndodheshin 7 persona të cilët udhëtuan larg bregut dhe u hodhën për t’u larë në ujërat e liqenit, por në këtë moment varka është rrëmbyer nga rrjedha e liqenit çka ka rezultuar fatale për dy fëmijët, kushërinj me njëri-tjetrin.

5 personat e tjerë kanë arritur të dalin në breg.

Informacion Paraprak

Me datë 17.08.2017, rreth orës 16:00, ka ardhur një telefonatë në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe se në Liqenin e  Shkodrës, në vendin quajtur Grilë, territor i Malësisë së Madhe,  janë mbytur në liqen dy fëmijë.

Menjëherë ka shkuar shërbimet e policisë në vendngjarje  ku ka rezultuar se  ishin mbytur  shtetasit E. T.,13 vjeç dhe S. T. 15 vjeç, banues në  fshatin Gruemirë. (Kushërinj me njëri tjetrin,)

Nga informacionet paraprake mesohet se 7  shtetas  ishin  futur në  liqen ku kishin hipur në një varkë  të vogël  dhe  kur kanë arritur në thellësi janë hedhur në ujë për t'u larë.

Varkën e ka marrë rrjedha e liqenit, ku 5 shtetas  kanë mundur të dalin në breg të liqenit ndërsa  dy shtatasit e  lartpërmendur janë mbytur.

Shërbimet e  Policisë së bashku me disa banorë  të fshatit rreth orës 17.45  kanë bërë të mundur nxjerrjen  e trupave të pajetë  nga liqeni.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Article Logic
Execution time: 0.003770112991333