Një 58-vjeçar është gjetur i pajetë ditën e sotme rreth orës 16:00 në fshatin Xhyerinë të Vlorës.
Policia bën me dije se viktima me iniciale Q.G, është vrarë me armë gjahu, dhe paraprakisht dyshohet të ketë kryer vetëvrasje.
“Më datë 15.02.2019, në orën 18:00, në fshatin Xhyerinë, Vlorë, një 58 vjeçar me inicialet Q.G, dyshohet se ka vrarë veten me armë gjahu në banesën e tij. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes duke kryer hetimet në lidhje me sqarimin e rrethanave”, njofton policia e Vlorës.