Policia e Gjirokastrës ka raportuar një ngjarje të rëndë të ndodhur në vendin tonë së fundmi. Sipas informacionit të uniformave blu, është arrestuar një 22-vjeçar belg, R. Symakani i cili ka përdhunuar në gjirin e Gjipesë një vajzë belge, të mitur.
Vajza po kalonte pushimet në Gjirin e Gjipesë, kur i riu ka abuzuar me të seksualisht. E mitura belge ka bërë denoncimin ndërsa menjëherë policia ka arrestuar autorin.