Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Korçë. Nga informacionet e para mësohet se një person është vrarë me armë zjarri mbrëmje e sotme në Korçë. Ngjarja sapo ka ndodhur në parkun e qytetit, ndërsa viktima është një 30 vjeçar, ende i pa identifikuar.
Ndërkohë forca të shumta policie ndodhen në vendin e ngjarjes në periferi të qytetit të Korçës, të cilat po punojnë për zbardhjen dhe identifikimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 21:25, në lagjen nr 10 në Korçë, është vrarë dyshohet me armë zjarri një shtetas rreth 30 vjeç, ende i paidentifikuar.
Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti që viktima ka pasur me autorin e ngjarjes.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit