INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ngjarje e rrallë. Fqinjët shkojnë të vjedhin paratë e emigrantit

Ngjarje e rrallë. Fqinjët shkojnë të vjedhin paratë e emigrantit

Publikuar më: 09:58 05-05-2016

Fqinjësia e mirë duket se nuk ekziston më dhe ky është rasti…
Djali i një familjeje në Kuçovë ishte kthyer nga emigrimi, por fqinjtë siç ka qënë zakoni në vend, që të shkonin ta takonin shkojnë për të vjedhur me dhunë. Në shtëpinë e F. Shpatës, shkuan natën, të maskuar dhe të armatosur, pasi kishin marrë vesh se djali i tij ishte kthyer nga Greqia dhe menduan t’i grabisnin paratë.
I zoti i shtëpisë ka folur për Panorama duke sqaruar ngjarjen e rëndë prej të cilës përfundoi dhe në spital, pasi u plagos nga plumbat.
Ndërsa dy fqinjët hajdutë, Ismet Kumria dhe Artur Polovina u arrestuan nga policia.

Shpata tregon ngjarjen:
“Ishim në banesë kur papritur djali më thirri: Po na vjedhin! Në këto momente ne dëgjuam zhurmë te dera e banesës. Menjëherë dolëm së bashku me djalin. Për momentin ne u përballëm me dy persona të maskuar. Pas përleshjes me ta, njëri nga autorët për të shpëtuar qëlloi me armën që mbante në dorë, tip kallashnikov. Plumbat më plagosën mua në dorë dhe më pas plumbi më përshkroi një pjesë të trupit, në krahun e djathtë. Në atë moment djali im e kapi njërin nga autorët, pikërisht atë, që qëlloi me armë në drejtimin tim. Ai ishte Ismet Kumria. I ka marrë atij armën nga duart dhe e lidhi, që të shmangte ndonjë tragjedi, pasi autori mund të qëllonte sërish drejt nesh. Djali u hoqi maskat dhe më pas u njohëm autorët e kësaj ngjarjeje, fqinjët tanë. Ndërsa autori tjetër u larguar me shpejtësi për të shpëtuar, por policia arriti ta kapte në kohë. Deshi Zoti që shpëtuam mirë.”

Article Logic
Execution time: 0.0029048919677734