Një ngjarje e rëndë ka tronditur mesditën e sotme fshatin Babicë në Vlorë ku një 56-vjeçar ka vrarë me sëpatë bashkëshorten e tij.
Ai është Lavdosh Sulo, 56 vjeç i cili pas ngjarjes makabre ku masakroi me leva dhe sëpatë bashkëshorten ka lajmëruar vetë policinë, e cila e ka arrestuar.
Viktima është Laureta Sulo 44 vjeçe.
Njoftimi i policisë
Në orën 12:52, në fshatin Babicë e Madhe, Vlorë, pas një konflikti në familje dyshohet se shtetasi L. S., 56 vjeç, ka goditur me mjet të fortë (levë hekuri) bashkëshorten e tij 44 vjeçare L.S.
E dëmtuara u shoqërua për ndihmë mjekësore në Spitalin e Vlorës por për shkak të dëmtimeve të marra në orën 13:30, njofton Spitali se ka ndërruar jetë.
Policia ka shoqëruar menjëherë bashkëshortin, shtetasin L.S., si autorin e dyshuar në lidhje me ngjarjen për të cilin po vijojnë veprimet e mëtejshme në lidhje me arrestimin e tij.