INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ngjarje shokuese në Itali. Djali dhe shoku i tij planifikuan vrasjen e prindërve, për notat e këqija

Ngjarje shokuese në Itali. Djali dhe shoku i tij planifikuan vrasjen e prindërve, për notat e këqija

Publikuar më: 12:16 12-01-2017

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Italinë. Hetuesit kanë zbuluar autorët e një krimi të tmerrshëm të ndodhur në Ferrara të Italisë ku një çiftë bashkëshortësh u gjetën të vrarë. Djali 16-vjeçar i çiftit ka rrëfyer se ka qenë ai bashkë me një shokun e tij 17-vjeçar që kanë planifikuar vrasjen e tyre, dhe arsyeja për këtë akt kanë qenë grindjet e herëpashershme për notat e këqija që ai merrte në shkollë. Vrasja u krye nga shoku i tij, të cilit ai i kishte premtuar 1 mijë euro, për eleminimin e prindërve. Salvatore Vincelli, 59, dhe Nunzia Di Gianni, 45, u gjetën të vrarë të martën e kaluar në banesën e tyre dhe të mbështjellë me qese plastike. Hetimet për vrasjen e dyfishtë të ndodhur në Pontelangorino të Ferraras, zbuluan autorët e krimit. Gjatë marrjes në pyetje në kazermat e policisë djemtë rrëfyen autorësinë. Hetuesit thonë se djali e kishte planifikuar prej kohësh vrasjen e tyre. Gjatë marrjes në pyetje ai ka rrëfyer se mes tij dhe prindërve kishte grindje të vazhdueshme për notat në shkollë . Rezultatet e ulta në shkollë e kishin çuar në një konflikt të hapur dhe të vazhdueshëm 16-vjeçarin, me të atin dhe nënën. Djali ishte fëmija i vogël i çiftit ndërsa djali i madh 25-vjeçar jetonte në një qytet tjetër.
Ngjarja
Të dy shokët planifikuan vrasjen. Fizikisht ekzekutimin e tyre e kreu shoku, i cili hyri në mes të natës në dhomën e gjumit të çiftit, nëpërmjet dritares që djali i shtëpisë e kishte lënë të hapur. Ai goditi me spatë në kokë fillimisht të atin dhe pastaj të ëmën. Ndërkohë djali i çiftit nuk ishte i pranishëm, ai kishte shkuar diku për të patur alibi për vrajsen. Por 17-vjeçari nuk ka mundur ti lëviz i vetëm trupat nga banesa dhe për këtë ka thirrur, për ndihmë djalin e tyre. Plani ishte që trupat të hidheshin në kanal,  por duke qënë se po zbardhte dita, ata kanë vendosur të vinin në zbatim planin B, përgatitën një skenar grabitjeje. Djemtë i vendosën në qese plastike bashkëshortët, burrin e çuan në garazh ndërsa nënën e lanë të shtrirë pranë krevatit. Ditën tjetër djali i telefonoi policisë duke duke deklaruar se i kishte gjetur prindërit e vdekur në banesë. Dy të rinjtë u shoqëruan në polici dhe dyshimet e parta lindën pas deklaratave të tyre kondradiktore. Më pas ata pohuan autorësinë e krimit duke treguar se ku ndodhej arma e krimit dhe rrobat e tyre të gjakosura. Sëpata me të cilën ata masakruan bashkëshortët dhe rrobat me gjakun e dy të rinjve ishin hedhur në një lumë në Caprile, një fshat ngjitur me Pontelangorino.

Article Logic
Execution time: 0.0036389827728271