Raportohet se një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme në qytetin e Korçës.
Mësohet se një adoleshent është vetëvrarë duke u vetëhelmuar. Bëhet me dije se viktima është një adoleshent 16 vjeçar nga fshati Porodinë. Ende nuk dihen arsyet që e kanë të shtyrë të riun që të bëjë aktin e vetvrasjes.
Policia ka shkuar në vendndodhje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë. Ndërkohë, një trup i pajetë është gjetur këtë mbrëmje në Përroin e Dunavatit, në Gjirokastër. Policia është njoftuar prej dy orësh për viktimën dhe po punon për nxjerrjen e trupit të pajetë. Mësohet se viktimë ka mbetur 64-vjeçari B. Gj. nga Tirana