Një ngjarje tepër e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Peqin. Mësohet se në fshatin Galush është vrarë me armë gjahu një 21-vjeçar. Viktima është identifikuar si Roland Lleshi dhe policia bën me dije se ai është qëlluar me armë aksidentalisht nga i vëllai 14-vjeçar Kristian Lleshi. Forca policie në vendngjarje kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe motiveve të ngjarjes.
Njoftimi i policisë
Në pyllin e fshatit Galush, Peqin, dyshohet se një i mitur i cili ende nuk ka mbushur moshën 14-vjeç, dyshohet se nga pakujdesia iu shkrep arma e gjahut dhe ka vrarë vëllain e tij shtetasin R.Ll., 20 vjeç.
Ata ishin duke kullotur bagëtitë kur ndodhi ngjarja.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.