Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin e Pogradecit ku një çift u gjetën të vdekur në një kasolle.
Policia ka zbardhur detaje nga ngjarja e rëndë që ndodhi gjatë mesnatës në fshatin Velçan të Pogradecit.
Nga hetimet paraprake, dyshohet se këta shtetas gjatë natës janë konfliktuar dhe goditur fizikisht me njëri- tjetrin.
Sipas policisë, Erzeni dhe Fatbardha, prindër të dy fëmijëve të mitur, janë konfliktuar dhe goditur fillimisht deri tek kasollja afër banesës e më pas, dyshohet se gruaja 23-vjeçare ka qëlluar me dru pas kokës, bashkëshortin e saj, i cili ka gjetur edhe vdekjen. Pas këtij veprimi, shtetasja F.T dyshohet të ketë konsumuar helm dhe për pasojë ka gjetur vdekjen edhe kjo e fundit.
Shkak për sherrin mes të dyve, dyshohet të jenë bërë konfliktet për motive të dobëta.