INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tronditëse! Ja si policia italiane shpëtoi shqiptaren që s’donte të prostituonte

Tronditëse! Ja si policia italiane shpëtoi shqiptaren që s’donte të prostituonte

Publikuar më: 10:44 04-05-2016

Një e re shqiptare 27-vjeç, që mbahej peng në një apartament në Siena, mund të konsiderohet me fat, pasi policia italiane e ka shpëtuar. Pengmarrësi ishte i dashuri i saj, i cili fillimisht e kishte joshur të renë duke i premtuar një jetë më të mirë në Itali, por drama e saj nisi me të mbërritur në Siena. Ajo ishte njohur në Shqipëri me 37 vjeçarin, që jetonte prej vitesh në Itali. E më të arritur në banesën e djalit, ai i kishte marrë celularin dhe dokumentat.
La Stamoa, shkruan se 37 vjeçari e rrahu, e kërcënoi dhe e poshtëroi vajzën duke e kërcënuar se nëse donte të jetonte, duhet të punonte prostitutë.
Edhe pse mbahej peng dhe ndihej e frikësuar për jetën, vajza nuk kishte pranuar të bindej. Po një gabim i vogël i djalit bëri, që vajza të lidhej me të motrën, që jetonte në Itali. Djalit i kishte rënë telefoni nga xhepi në shtëpi dhe vajza mundit të telefonojë motrën e saj.
Ajo arriti të japë pak informacion, që ishte marrë peng dhe ndodhej pranë Poggibonsi, në Siena. Pas denoncimit të së motrës policia italiane nisi të kërkojë në zonë, por nuk mundi të gjejë vajzën, pasi nuk kishte një adresë të saktë. Por ajo u zbulua disa ditë më pas, kur një burrë, kishte denoncuar britmat e një vajze, që vinin nga një shtëpi pranë tij. Pas informacionit të saktë, policia shkoi në banesë dhe mësoi se bëhej fjalë për pengmarrjen e denoncuar më herët. Vajza shpëtoi dhe 37 - vjeçari shqiptar u arrestua.

Article Logic
Execution time: 0.0019679069519043