INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ngjarjet Beograd - Prishtinë. Vuçiç: Kanceri s'mund të shërohet me aspirinë

Ngjarjet Beograd - Prishtinë. Vuçiç: Kanceri s'mund të shërohet me aspirinë

Publikuar më: 15:31 26-07-2018

"Të gjithë serbët e dinë se e kanë humbur Kosovën, por unë do të bëj çdo gjë që është në fuqinë time që të kthehet ajo që mund të kthehet. dhe që në fund të mos dalë si disfatë e plotë ose humbje e tërësishme. Nëse shoh ndonjë gjë të mirë për Serbinë, unë do ta shtyj përpara pa marrë parasysh pasojat. Shikoni, po arrij disa rezultate të prekshme, sidomos në planin ekonomik. Borxhi publik i Serbisë po zvogëlohet dhe me masa të vështira po arrihen rezultate të prekshme. Ndërsa ata që mendojnë se kanceri mund të shërohet me aspirinë, ata ose ia duan të keqen Serbisë, ose janë budallenj" ka thënë Aleksadër Vuçiç duke analizuar ngjarjet Beograd - Prishtinë.
Ai ka shtuar se “e sulmojnë të gjithë dhe se në këto sulme nuk zgjidhen as me fjalë dhe as me mjete, e asnjëri nga sulmuesit në fakt nuk dëshiron që problemi i Kosovës të zgjidhet".
Vuçiç po mbron konceptin se “veriu i Kosovës është vija e fundit, e në zhargonin politik ndërkombëtar ajo quhet marrëveshje gjithëpërfshirëse e normalizimit të marrëdhënieve të Serbisë e Kosovës".

 

Article Logic
Execution time: 0.0026230812072754