Para disa ditësh Lori hoxha mbylli papritur llogarinë e saj në Instagram. Kaq mjaftoi për të nisur lajmet rozë plot me aludime, disa duke menduar se Lorit mund t'i kishin vjedhur Instagramin.
E megjithatë Lori është rikthyer në Instagram dhe jo nuk ia kishin vjedhur llogarinë e saj. Ajo është më aktive se kurrë dhe një foto e saj e postuar së fundmi na konfuzoi pak.
Në të shumtën e rasteve blogeren seksi e kemi parë me flokë të gjatë, me fustane të trendeve të fundit dhe e kuruar deri në detaje. Por këtë here Lori vendosi të postonte një foto ku shihet mjaft e thjeshtë dhe me flokë të shkurtër. Por ajo çka na bëri të mendojmë për një moment ishte ngjashmëria me këngëtaren shqiptare Baby G. Në fotot më poshtë mund të shihni edhe ju ngjashmërinë, ku herë herë edhe komentues të ndryshëm ua bëjnë këtë krahasim./intv.al/