Don Phenom dhe Ronela Hajati sollën për të gjithë publikun këtë fundjavë dy këngë të reja, të cilat i lajmëronin prej kohësh.
Me një stil komplet ndryshe, të dyja këngët kishin nga një fabulë dhe stil tyrin të veçantë.
Ajo që tërhoqi vëmendjen tonë ishte kënga “Dilema”.
Fabula e videoklipit dhe këngës ishte mjaft atraktive. Në të shihej historia e Don Phenom dhe Ronela Hajatit që të dy kishin një pëlqim sekret me njëri-tjetrin edhe pse ndodheshin në lidhje paralele.
Dhe vetë titulli i këngës “Dilema” dukej se në vetvete mbante mesazhin se cila do të ishte rruga e tyre. A do t’i linin partnerët e tyre aktualë për të vazhduar një lidhje të re së bashku apo do të vazhdonin të torturonin veten në mënyrë sekrete. Fundi ishte i lumtur sigurisht me reperin dhe këngëtaren që përfundojnë në krahët e njëri-tjetrit.
E njëjta fabulë në vija të përgjithshme, por me karakteristikat e veta sigurisht ne na kujtohet edhe kënga shumë e famshme e viteve 2000’, me të njëjtin titull e Nelly në bashkëpunim me Kelly Rowland.
Dhe në të Nelly në video pëlqen shumë një vajzë të re që vjen në lagjen e tij, por ajo ka një të dashur. Në këtë mënyrë çifti vijon të dalë së bashku duke u përpjekur t’i lënë pas partnerët e tyre, por fundi nuk është dhe aq i lumtur në këtë video, pasi në fund këngëtari shfaqet me një partnere të re, duke e lënë me gisht në gojë Kelly-n.
A kanë marrë ndopak inspirim dy artistët shqiptarë nga kjo këngë këtë nuk mund ta themi, por krahasimet bëjini vetë më poshtë.