Gjithmonë ky krahasim është përdorur për të bërë pak humor me të, por duket se ka ndodhur vërtetë.
Duke tejkaluar efektin e thjesht batutës, Gena tregon se në aeroport e kanë ngatërruar me futbollistin e njohur spanjoll Carles Puyol. Gjithçka ka ndodhur në aeroportin e Zyrihut në Zvicër ku një grup të rinjsh i është afruar duke iu drejtuar si Puyol. Gena tregon se në atë kohë nuk e dinte kush ishte mbrojtësi i Barcelonës pasi nuk është shumë I dhënë pas futbollit, por më vonë e ka mësuar. Sot edhe vetë tregon që nejrëzit nuk kanë faj pasi edhe atij i duket se ekziston një ngjashmëri mes tij dhe lojtarit kampion bote me Spanjën.