INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ngjela apel në mediat e huaja: Hetim Shqipërisë! [FOTO]

Ngjela apel në mediat e huaja: Hetim Shqipërisë! [FOTO]

Publikuar më: 13:30 19-03-2017

Ish-drejtuesi i fondacionit “Fëmijët e Tij” në Shqipëri, David Broën, i akuzuar në vitin 2006 për përdhunim të miturish, mund të fitojë lirinë pas 11 vitesh pas hekurave me akuzën për pedofili. Kjo pasi akuzuesit e 66-vjeçarit nga Edinburgu kanë pranuar se kanë gënjyer në gjykatë.

David Broën u dënua nga dëshmitë e dy djemve që ishin banorë të qëndrës “Fëmijët e Tij” në të cilën strehoheshin fëmijët e braktisur dhe në nevojë ekonomike, kryesisht të moshës nga 2 deri 14 vjeç.

Dy djemtë romë, tashmë të moshës 18 dhe 22 vjeç thonë se kanë pasur presion nga policia dhe psikologu për të bërë dëshmi të rreme.

Ata kanë deklaruar për Sunday Mail se janë të gatshëm të pranojnë gënjeshtrat e tyre në gjykatë, një lëvizje kjo e cila do të çojë në lirinë e Broën.

Dhe ish-ministri i Drejtësisë, avokati Spartak Ngjela ka kërkuar te ndërkombëtarët një hetim për veprimet e autoriteteve përkatëse që kanë trajtuar këtë rast. Ai është shprehur për Sundaymail se ky është një skandal i drejtësisë shqiptare dhe se këtu vjen era korrupsion.

Ngjela ka thënë se fillimisht procedimi penal duhet të fillojë ndaj psikologut, por këtu ka një zinxhir të gjatë njerëzish të përfshirë.

Article Logic
Execution time: 0.0026919841766357