Spartak Ngjela është shprehur në emisioni Kolaudim se “të zgjedhurit” në vendin tonë, varen nga preferencat e të huajve.
“Po nuk e di kë do kenë preferencë amerikanët dhe gjermanët”, është shprehur avokati. Gjithashtu Ngjela mendon se pasardhës të Ramës mund të jenë dy persona.
Padyshim që dy personat që Avokat Ngjela ka përmendur kanë goxha influencë në jetën politike në vend. I kuotuari më i lartë për të qenë pasardhës i Ramës, sipas Ngjelës, është Erion Veliaj, por nuk e përjashton si alternativë edhe ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj.