Melania Trump është një ndër gratë që vishet më bukur dhe nuk gabon me zgjedhjet e saj.n Që kur u zhvendos në Shtëpinë e Bardhë, Zonja e Parë ka treguar se është vërtet një ikonë kur vjen çështja te stili, duke zgjedhur gjithmonë veshje të pagabueshme për shfaqjet e saj publike.
Edhe në rastin e ballos së Kongresit me rastin e Krishtlindjeve, ajo ishte në lartësinë e pritur, me një fustan të bardhë dhe të derdhur pas trupit.
Ky fustan i përket koleksionit të pranverë 2018 të markës Céline.