INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ngjyrat e flamurit shqiptar do të fluturojnë së shpejti. Ja kur niset avioni i parë me simbolin kombëtar

Ngjyrat e flamurit shqiptar do të fluturojnë së shpejti. Ja kur niset avioni i parë me simbolin kombëtar

Publikuar më: 11:02 23-08-2018

Avioni me ngjyrat e flamurit kombëtar shqiptar do të bëjë ngritjen e parë në datën 31 gusht. Kryeministri, Edi Rama, ka ndarë me ndjekësit e tij këtë mëngjes një video nga përgatitjet e fundit për vënien në punë të kompanisë ajrore të fluturimeve Air Albania. Avioni i parë që po përfundon është një Airbus 319 dhe do të operojë me fluturime në linjën Stamboll-Tiranë-Stamboll. Ndërkohë pas tij do të vihen në përdorim edhe 2 avionë të tjerë të tipit A320, që do të sjellin një rritje të standardit të fluturimeve.
Nisja e operimit të kësaj linje pritet të sjellë edhe çmime më të lira për biletat drejt Turqisë, pasi është dakordësuar ngritja e një ndërmarrjeje paralele që do të bëjë furnizimin me lëndë të parë. Kjo duke marrë në konsideratë faktin se çmimi i vajgurit, me të cilin furnizohen sot avionët është më i shtrenjti jo vetëm në rajon, por edhe në Evropë, ndërkohë që 30% e kostos së biletës varet pikërisht nga lënda djegëse.
Referuar vendimit të qeverisë për ngritjen e kësaj kompanie, 51% e aksioneve të kompanisë ‘Air Albania’ janë shqiptare, ndërsa 49% i takojnë kompanisë turke të fluturimeve ‘Turkish Airline”.

 

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/468407003642907/?t=44
Article Logic
Execution time: 0.0035140514373779