Një aksident masiv ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës mbrëmjen e sotme, ku 8 makina janë përplasur me njëra-tjetrën. Ngjarja ka ndodhur pranë Shën Vlashit, dhe burimet policore bëjnë me dije se shkak i aksidentit ka qenë ngrica në rrugë. Policia thotë se nuk ka të lënduar nga aksidenti dhe po punon për zhbllokimin e rrugës.