Ngricat në rrugë kanë sjellë një aksident të rëndë por që fatmirësisht nuk ka të vdekur por vetëm të lënduar. Një makinë tip fuoristradë ka dalë nga rruga duke plagosur 6 persona. Ngjarja ka ndodhur në afër fshatit Zerqan në Bulqizë gjhatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, ku dyshohet se shkak i aksidentit është akulli në rrugë. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur uniformat blu, ndërsa të lënduarit janë transportuar për në spitalin e Bulqizës. Mësohet se tre prej tyre janë në gjendje të rëndë.