INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ngrihet Këshilli i Lartë i Prokurorisë , zgjidhen 11 anëtarët, reagon Arta Marku

Ngrihet Këshilli i Lartë i Prokurorisë , zgjidhen 11 anëtarët, reagon Arta Marku

Publikuar më: 21:04 11-12-2018

Shkallët e para të Prokurorive në rrethe kanë votuar dhe kanë zgjedhur 3 anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Dy kandidatë nga Prokuroria e Apeleve, fitojnë automatikisht. Ndërkohë që nga prokurorët e Prokurorisë së Përgjithshme, ka triumfuar Kostaq Beluri, përballë Anila Lekës.

Fituesit nga votimi i Prokurorive të Shkallës së Parë kanë dalë: Gentian Osmani, Prokuror tek Krimet e Rënda; Besnik Cani, i emëruar prokuror në Elbasan dhe i komanduar që prej dhjetorit 2017 si këshilltar i Arta Markut si edhe Antoneta Sevdari, prokurore e Prokurorisë së Tiranës.

Ndërkohë që humbësit nga Prokuroritë e shkallëve të para janë Vate Staka, Besnik Muci dhe Dritan Prenci.

Nga Prokuroria e Apelit, janë shpallur automatikisht fituesit: Bujar Sheshi, prokuror i Apelit të Krimeve të Rënda Tiranë dhe Arben Dollapaj, prokuror i Apelit Shkodër, sepse nuk kanë konkurrencë dhe ligji e thotë që nga Apelet duhet të fitojnë, një nga rrethet dhe një nga Tirana.

Në përfundim janë numëruar votat nga prokurorët e Prokurorisë së Përgjithshme, ku Kostaq Beluri ka dalë fitues ndaj Anila Lekës.

Këshilli i Lartë u Prokurorisë përbëhet nga 11 anëtarë, 5 janë zgjedhur më herët nga shoqëria civile, ndërsa sot u përzgjodhën edhe 6 anëtarët që vijnë nga organi i akuzës.

Kryeprokurorja e Përgjithshme, Arta Marku ka përshëndetur krijimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë pas zgjedhjes së anëtarëve, duke e quajtur gur themeli për sistemin e drejtësisë. Ajo tha se sot duhet të ndihemi krenarë pasi kemi institucionin e parë të drejtësisë së re.

Fjala e Arta Markut

Te nderuar kolege!

Te gjithe bashke, sot duhet te ndihemi krenarë. Me voten tone ne e krijuam institucionin e pare te drejtesise se re, e hodhem nje gur themeli per gjithe sistemin e drejtesise.

Te gjithe bashke ne deshmuam se jemi te pergjegjshem. Treguam se ne mundemi t’ia dalim edhe kur te gjithe jane skeptikë ndaj nesh. Treguam se jemi nje model qe duhet ndjekur.

Te nderuar kolege! Ju falenderoj nga zemra per pjesemarrjen dhe qytetarine e treguar gjate gjithe procesit!

Gjate gjithe ketij procesi kemi pasur mbeshtetjen pa kushte te partnereve tane te OPDAT dhe EURALIUS, te cilet i falenderoj ne emer te gjithe trupes se prokuroreve. Mbeshtetja e tyre ka qene motivim per ne.

Nje falenderim te veçante, ne emer te te gjithe prokuroreve edhe per perfaqesuesit e trupit diplomatik te akredituar ne Shqiperi, si dhe Ministres se Drejtesise, te cilet na nderuan me pranine dhe fjalet inkurajuese gjate pjeses se pare te procesit.

Faleminderit gjithe te ftuarve dhe te pranishmeve te tjere, si dhe perfaqesuesve te

mediave.

Faleminderit dhe gjithe prokuroreve, kandidate per Keshillin e Larte te Prokurorise. Ishin ne lartesine e detyres dhe te denje per garen qe bene.

Suksese kandidateve qe u shpallen fitues. Po keshtu edhe atyre qe nuk u shpallen fitues, por qe do vazhdojne te jene mes nesh, prokuroreve te shtetit shqiptar.

Prokuroret ia dolen!

Article Logic
Execution time: 0.0036630630493164