Gazetarin Blendi Fevziu e kanë lëshuar nervat gjatë debatit me kryeministrin Edi Rama për premtimet e pambajtura. I acaruar ai e ka pyetur Ramën se përsë ka katër vite që shtron vetëm rugica dhe nuk ka bërë rrugët e rëndësishme si ajo e Elbasanit e pambaruar dhe Rruga e Kombit.
Pjesë nga debati (Video):
Fevziu: Keni katër vjet që shtroni rrugica
Rama: Zotëri ti ke gjë zgjedhje ditën e dielë? Mua më bëj pyetje, të pëlqen s’të pëlqen...
Fevziu: Ore nuk mund të mbash fjalim këtu, the për pedonalen e Vlorës
Rama: Ore kujt i bërtet, çfarë na tregon
Fevziu: Ore unë tregoj çfarë të dua këtu..
Rama: nuk ke të drejtë të bësh lojëra fjalësh me mua