INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ngrin Europa: I ftohti në kampet e refugjatëve, dhjetra njerëz përpiqen të kalojnë kufirin shqiptar

Ngrin Europa: I ftohti në kampet e refugjatëve, dhjetra njerëz përpiqen të kalojnë kufirin shqiptar

Publikuar më: 12:43 09-01-2017

Temperaturat e acarta në mbarë Europën kanë shkaktuar më shumë se 20 viktima dhe kanë mbuluar me borë edhe ishujt grekë apo Italinë e jugut. Italia ka anuluar fluturimet dhe ka ndaluar tragetet ndërsa shkollat në jug të vendit nuk do të hapen deri të hënën.Ditët e para të vitit të ri po shoqërohen me një numër të shtuar të grupeve të refugjatëve që hyjnë nga Greqia drejt Shqipërisë. Sipas burimeve kufitare shqiptare refugjatët janë nga Siria, India, Pakistani dhe Afganistani. Refugjatët bllokohen nga policia shqiptare dhe sipas praktikës së rikthimit vullnetar u dorëzohen autoriteteve policore greke.  Sipas UNCHR rreth 700 vetë, midis tyre fëmijë të vegjël, ndodhen në tenda pa ngrohje në qendrat e pritjes dhe të Identifikimit. Zona veriore e Egjeut vazhdon të jetë e mbërthyer nga bora dhe temperatura mjaft të ulta dhe sipas mjeteve greke kushtet për refugjatët do të vijojnë të përkeqësohen.

Reshjet e dendura të dëborës që kanë përfshirë Stambollin kanë bërë te mbyllet Ura e Bosforit dhe kompania ajrore të anulojë 640 fluturime brenda dhe jashtë Turqisë. Të paktën 10 vetë kanë humbur jetën nga i ftohti në Poloni ndërsa temperaturat gjatë natës në rusi shkuan deri në -30 gradë celsius.Raportet nga Bullgaria thonë se dy emigrantë irakian janë gjetur të vdekur në një pyll në juglindje të vendit ndërkohë që moti i ftohtë pritet të vijojë në pjesën dërrmuese të Evropës edhe për ditët në vijim.

Article Logic
Execution time: 0.0034661293029785