Amerikanë po përjetojnë ato që mund të jenë temperaturat më të ulëta ndonjëherë, kjo pasojë e një masë ajrore të ftohtë që vjen nga Arktiku që është përhapur në të gjithë vendin. Si pasojë e të ftohtit janë regjistruar 7 viktima.
Sipas parashikuesve e mërkura shënoi nivele historike. Shtetet e Ilinoit, Miçiganit dhe Uiskonsit kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.
Dimrat me temperatura tejet të ulta janë diçka normale për Çikagon, por parashikuesite motit thonë se banorët mund të përballen me temperaturat më të ulëta të regjistruara ndonjëherë në qytet.
Në Mineapolis temperaturat pritet të arrijnë në minus 40 gradë Celsius, në Çikago në minus 30 gradë, por duke llogaritur erën në Çikago, temperaturat ndjehen sikur të jenë minus 46 gradë Celsius.