Temperaturat e ulëta që kanë mbërthyer prej ditësh vendin mund të bëhen shkak për shtyrjen e ndeshjeve të kategorisë Superiore me një javë.
Federata Shqiptare e Futbollit ka konfirmuar se 7 prej klubeve kanë bërë një kërkesë zyrtare në lidhje me këtë çështje, gjë që do të diskutohet në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të saj.
Faza e tretë e Kategorisë Superiore është parashikuar që të nisë në datën 21 janar, por nëse FSHF do të pranojë kërkesën e klubeve atëherë, skuadrat do të kenë një javë kohë më shumë për t'u përgatitur.